Showbiz
Ku po pushojnë VIP-at shqiptar?Në Shqipëri jo njëherë..
2 muaj më parë


Sezoni i verës është edhe sezoni i pushimeve për VIP-at shqiptar të cilët ndalojnë punën dhe shijojnë diellin deri në një sezon të ri.
Destinacionet që ata zgjedhin,kanë gjithmonë një të përbashkët dhe nuk po flasim për detin por për vendin të cilin zgjedhin.
Duket sikur ndjekin një trend ose sikur kanë një grup në Whatsapp dhe vendosin të shkojnë në të njëjtin vend.Vjet ishte Greqia me ishullin e saj të famshëm Mykonos një sensacion,këtë vit kemi Italinë dhe Caprin e famshëm me limonat e verdhë.
Personazhe si Luana Vjollca,Rudina Magjistari,Bieta Sulo,Angela Martini,Viola Spiro,Emina Cunmulaj,Olta Gichari e të tjera kanë zgjedhur brigjet e detit fqinj dhe madje edhe pozat janë të njëjta.Si?Sipër një jahti ku si sfond ka shkëmbinjtë e famshëm të Instagramit.
Ndërkohë në Shqipëri ka qënë Dua Lipa e cila ka vitin e dytë që zgjedh Kep Merlin për të pushuar me miqtë dhe familjen.