Ku është Capital T është edhe Adrola Dushi…

2 muaj më parë

Reperi Capital T ka qenë mbrëmë i pranishëm në skenën e festivalit të Rtsh, ku ka shoqëruar këngëtaren Elsa Lila. Mbrëmja e djeshme ka qenë një natë plot me nostalgji, pasi janë rikujtuar në skenën e festivalit këngët më të bukura të tij ndër vite. Elsa dhe Capitali risollën edhe njëherë për publikun këngën “Pyes Lotin”, këngën me të cilën Elsa vulosi karrierën e saj artistike në vitin 1996 duke fituar çmimin e parë.

Por ne të Kryefjalës shkojmë pak më përtej asaj që ndodh në skenë dhe vumë re që sallë duke duartrokitur ishte dhe modelja, Adrola Dushi krah shoqes së saj të ngushtë Kristina Baki. Adrola e ka shprehur hapur mbështetjen ndaj Elsës, por sigurisht që duartrokitjet e saj shkojnë edhe për partnerin e saj, Capital T.

Edhe pse nuk e kanë bërë asnjëherë publike lidhjen e tyre Adrola dhe Kapo po e jetojnë historinë e tyre të dashurisë prej më shumë se dy vitesh tashmë…

 

Të ngjashme