Kryefjala Logo

Kryeministri Rama takohet me Ermal Metën përpara turit të koncerteve

17 Shtator, 2021 | 9:41 am

Këngëtari me famë ndërkombëtare Ermal Meta ashtu sic ka njoftuar dhe vetë, do të mbajë një koncert në mbrëmjen e sotme. Koncerti do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” në kryeqytet.

Në mëngjesim e sotëm ku vetëm disa orë na ndajnë nga hipja në skenë e Ermal Metës, ky i fundit është takuar me Kryeministrin e vendit. Edi Rama ka postuar një foto para pak minutash ku shpreh se ka pasur një bisedë të këndshme

“🎼Super ERMAL META e nis turin nga Tirana drejt Italisë😍
Ishte kënaqësi e posaçme që i ra rruga nga zyra ime, ku u ndal për një bisedë të këndshme” është shprehur Rama në Facebook.

Kjo është hera e dytë që këngëtari me origjinë shqiptare që ka korrur sukses në Itali dhe jo vetëm, mban koncer në Tiranë. Për herë të fundi ai ka performuar në “Sheshin Skëndërbej” ku ka pasur me mijra spektator.

Rikujtojmë se Meta ka performuar duke dalë I dyti para 2 vitesh në Eurovizion, në një vit historik për shqiptaret ku përfaqsonin në tre shtete të ndryshme. Ermal Meta me Italinë, Eleni Fuerera më Qipron dhe Eugent Bushpepa me Shqipërinë.

Të ngjashme