Showbiz
Kryefjala zbuloi lidhjen e Evi Reçit me Kledi Hysën, flet këngëtarja!
5 Korrik, 2022 | 11:39 am
Pak kohë më parë, Kryefjala.com zbuloi nga postimet e Instagramit se Kledi Hysa dhe Evi Reçi ishin në një marrëdhënie dashurie. Ndonse dyshes u duk se po I pëlqente kjo lojë edhe pse nuk fliste aspak për të. Por nuk mbaron këtu. Edhe në “Netët e Klipit Shqiptar”, ka qenë Kledi ai që I ka dhënë çmimin Evit ku vulosën çdo gjë.
Së fundmi, e ftuar në “Ora Verore”, Evi është pyetur për këtë marrëdhënie dhe ka thënë:
“Më pëlqyen sepse thoshin është rastësia, por është e vërtetë. Epo rastësia mbret I botës, kaq kam për të thënë”.
Frazë kjo që në një farë mënyre e pohon. Gjithësesi meqenëse Kledi dhe Evi kanë qejf të luajnë, le ti lemë edhe pak në lojën e tyre.