Kristina Baki konfirmon: Po rris një princeshë!

8 muaj më parë

Në 8 mars modelja e njohur, Kristina Baki bëri publik lajmin që ishte në pritje të ëmbël. Dhe po atë ditë edhe ne të Kryefjala.com ju bëmë me dije se ish-Miss Universe Albania ishte në pritje të një vogëlusheje.
Pak minuta më parë ka qenë vet mami “to be” Kristina që nëpërmjet një fotosesioni ka bërë me dije se po do të sjellë në jetë një vajzë. “Po rris një princeshë”, shkruan ajo në këtë foto në rrjetet sociale.

Pak ditë më parë ajo realizoi edhe daljen e saj të parë publike në “Style Star”, ku tregoi se dimri dhe rrobat e trasha e ndihmuan atë që ta mbante larg vëmendjes mediatike lajmin e saj të shtatzënisë.

 

Të ngjashme