Kryefjala Logo

Krisje mes çiftit? Anës i ngel hatri nuk shoqëron Brunon në emision

24 Mars, 2022 | 10:52 pm

Ana dhe Bruno janë çifti më i ri që dolën nga Përputhen. Ndonse shihej se kishte pëlqim mes tyre diçka duket se ka ndodhur.

Pasditen e djeshme ata kanë qenë në “Pardon my french” me Jonida Aliçkollin dhe Elona Duron ku kanë folur për marrëdhënien e tyre. Ndërkohë që sot të ftuar në “Ditë e re” ka shkuar vetëm Bruno.

Ai ka shpjeguar që Ana nuk ka shkuar sepse është mërzitur me të. “Më ka shkruar në 8 të mëngjesit më merr në telefon, unë e mora në 8:20 s’ma hapi, ndoshta i ka ngelur hatri”- ka thënë ai.

Më tej Bruno ka treguar se Ana është pikërisht vajza që ai ka dashur të gjejë.

Të ngjashme