Kriset sërisht raporti,Luizi largohet prej akuzës së Kiarës

2 javë më parë

Në mëngjesin e sotëm ka zhurmë në shtëpinë e Big Brother Vip Albania.
Banorët janë urdhëruar të qëndrojnë të mbyllur në shtëpi dhe po kërcejnë këngë popullore të vendosura nga produksioni.

Luizi ndërkohë ka zgjedhur të shoqërojë Kiarën në dhomë e cila prej gjëndjes shëndetësore nuk mund ti bashkohet banorëve.
Ajo i tërheq vëmendjen Luizit për debatin me maestron dhe ky i fundit i thotë se ja bëri borxh pasi për të,Armando ishte njeriu më i afërt në shtëpi.

Por,ka një akuzë tjetër të cilën Luizi nuk e ka kapërdirë dot.
Kiara i tha Luizit se dyshon se ai ka ndenjur gjithë natën zgjuar pranë saj që publiku ta shikojë dhe të vlerësojë atë që bëri.
Luizi është nervozuar dhe ka vendosur të largohet nga Kiara e cila vazhdon ti përsërisë se nuk ka besim tek ai.

Të ngjashme