Kriset miqesia mes Monikes dhe Arjoles, flet Monika per here te pare!

3 muaj më parë

Monika Lubonja ka sqaruar për herë të parë në “Pardon My French”, nën moderimin e Jonida Aliçkollit dhe Elona Duros, gjithçka po ndodh në marrëdhënien mes saj dhe Arjolës.

E ftuar në Top Albania Radio pas daljes nga Big Brother Vip shumë pranë finales, Monika tha se Arjola është një mikeshë për të nisur dhe nga fakti që ka pasur shumë raste që e ka zgjedhur në zinxhir për ta shpëtuar, apo qëndrimin pranë në momente të vështira.

“Arjola ka qenë mbështetëse e fortë e Ilirit, por unë nuk doja të diskutoja me të se kë mbështet ajo. Unë mendoj që euforizmat më duken të tepruara,” – u shpreh Monika për “Pardon My French”.

Të ngjashme