Showbiz
Krahë partnerit, Xhoana përshëndet “ish vjehrrën”: “Linda të dua!”
6 Tetor, 2023 | 11:30 am
Teksa ishullorët e “Love Island Albania” diskutonin tek “rrethi i zjarrit”, tnjë nga pyetjet që iu drejtua ishullorve ishte: Mund të bëhesh shok me ish-partneren/ partnerin?
Konkurrentët e programit kishin mendime të ndryshme në lidhje me temën, megjithatë ajo që dha përgjigjen më interesante ishte Xhoana, e cila rrëfeu një situatë jo të zakonshme me ish-partnerët e saj, duke zbuluar:
“Dy, tre ex-at që kam pasur për mua kanë shumë respekt dhe gjithmonë kanë qenë pranë meje në vështirësi. Padiskutim që edhe mua më kanë si psikologe, nuk e mohoj dot faktin se ndonjëherë mund të kaloj edhe më shumë se shokë.”
Më tej Xhoana ka shtuar, se mamatë e ex-ave e kanë mbështetur gjithmonë, e zgjedh të përshëndes njërën prej tyre:
“Linda të dua”, thotë Xhoana ndërdhëmbë, gjë e cila ka shkaktuar acarim tek partneri i saj Arlindi.