Kryefjala Logo

Fansat flasin boll mos ta zgjasim: Donaldi e veshi i pari!

7 Prill, 2022 | 9:27 am

Janë mbajtur pak ditë më parë çmimet “Grammy” dhe përveç fitueseve, personazhet ranë në sy edhe për veshjet e tyre. Për look-un e Justin Bieber u kujdes brand-i i njohur botëror, Balenciaga dhe ai ishte një nga VIP-at më të komentuar në tapetin e kuq.

Ky kostum “oversize” i kombinuar me kambalet dhe kapuçin rozë, nuk duket se i ka pëlqyer shumë publikut pasi me komentet e tyre nuk kanë qenë aspak dashamirës kundrejt këngëtarit.

“Nuk shohim Justin por shohim tre fëmijë të futur në një kostum”, shkruhet në një koment apo të tjerë komentues thonë se këngëtari i hitit “Yummy” e ka marrë borxh diku këtë kostum gjigand.

Poorrrr edhe ndjekësit shqiptarë nuk kanë qëndruar duarkryq, ata kanë venë re se një kostum të tillë të ngjashëm e ka veshur Donald Veshaj në natën finale të Big Brother. Kostumi i Donalidit ishte dizenjuar nga stilisti shqiptar, Valdrin Sahiti.

844E6231 4C71 442F 8EC1 B96187E90070 83EE1FDF BADB 42EE B949 FC94EF3F82A0
E78941A1 5EA6 4499 929A 3C202FC07E66
A ju duken dhe juve të ngjashëm?!

Të ngjashme