Kosovari rrihet në dhomën e hotelit FAFA në Golem, pronarët e kompleksit nuk lejojnë policinë ta ndihmojë

2 vite më parë

Qëndrim Pllana ka lëshuar akuza tepër të rënda në adresë të Kreshnik Husajt i cili organizon ‘Its my love’. Pllana thotë se Kreshnik Husaj bashkë me ekipin e emisionit kanë ushtruar dhunë fizike ndaj tij gjatë xhirimeve në Shqipëri.

Ngjarja ka ndodhur në kompleksin FAFA, të cilët nuk kanë lejuar policinë që ta ndihmojnë.

Pllana: Hoteli FAFA ka refuzuar policinë që most ë vijë aty dhe kam qenë aq në traum sa thash do të më mbysin këta.

Përveç kësaj Pllana ka rrëfyer se si është lënë pa para dhe i vetëm Shqipëri, dhe për këtë arsye është dashur që të kërkojë ndihmë nga vëllai i tij për t’u kthyer në Kosovë.

Pllana ka thënë se në prapaskena të realizimit të “its my love” ka ndodhi shumë të këqija. Ai përmend edhe shkuarjen nëpër motele bashkë me konkurrentët.

Të ngjashme