Showbiz
Kosova nderon Rita Orën. Ajo e quan vendin më të bukur në botë…
10 Shtator, 2023 | 9:07 am
Mbrëmjen e kaluar në stadiumin “Fadil Vokrri” u zhvillua ndeshja Kosovë- Zvicër e vlefshme për kualifikim në “Euro 2024”, e cila përfundoi me rezultatin 2-2.
Por u vu re se në krye të banerit ishte vendosur ylli shqiptar me famë botërore, Rita Ora, me shallin me flamurin e Kosovës, nga sekuencat e klipit të saj “Shine Ya Light”.
Kjo i ka rënë në sy edhe vet këngëtares, e cila i rishpërndau pamjet për 16 milionë ndjekësit e saj në Instagram. Ajo ndau një fotografi të një faqeje fansash të Përfaqësueses së Kosovës, ku shkruhej “Prezenca e saj na solli fat”. Kaq ka mjaftuar që Rita ta ripostojë këtë foto dhe ta cilësojë Kosovën si vendin e saj më të preferuar në botë.