Kryefjala Logo

“Korbi”, “Panda”, “Drinki” “Bobi”, disa nga pseudonimet e Vipave shqiptarë që do t’ju bëjnë të qeshni…

5 muaj më parë

Ata janë të famshëm në industri dhe publiku shqiptarë i do shumë. Por veç emrit të tyre ata kanë edhe pseudonimet që miqtë dhe familjarët e tyre u bëjnë me përkëdheli.

Valbona Selimllari ose Bobi. Është ky pseudonimi që ka shoqëruar që në moshë të vogël, miss-in shqiptar pasi ka qenë shumë çapkëne dhe e shkathët.

IMG 8074

Arbana Osmani ose Panda

Mos e besoni po deshët por miqtë e thërrasin “Panda”, të paktën në çdo postim të Xhemi Shehut moderatorja e Big Brother ka këtë pseudonim.

E0592AD6 59A4 4CAB B815 D7DA00073313 2

Jonida Vokshi a.k.a Korbi

Është ndoshta një nga vajzat më të ëmbla të showbizit, por ama pseudonimin e ka “Korbi”. E çuditshme apo jo…

IMG 8063

Valdrin Sahiti ose Drinki

Kështu e thërrasin me përkëdheli miqtë e afërt stilistin e njohur. Shumë interesant si pseudonim.

IMG 8078

Elvana Gjata ose Ela

Ky është emri që shoqëron që prej fëmijërisë, Elvana Gjatën dhe sot e thërrasin kështu edhe miqtë e saj më të ngushtë.

IMG 8081

Luana Vjollca ose Ana

Moderatorja e njohur me përkëdheli quhet, Ana dhe me këtë emër e ka pagëzuar mbesa e saj e vogël, Marget.

IMG 8083

Bojken Lako ose Boku

Miqtë e ngushtë të rrokerit të njohur e thërrasin atë Boku.

IMG 8084

Arilena Ara a.k.a Kido

Kido është pseudonimi i Arilena Arës. Me këtë emër e thërret menaxheri i saj, Popi Kola i cili punon me të që kur Arilena ka qenë 14 vjeç. Pra le të themi është fiks “vogëlushja e tij”…

IMG 8080

 

Të ngjashme