Showbiz
Konkurenti i Për’puthen do të mësojë turqisht, së shpejti aktor në një telenovelë turke
9 Tetor, 2021 | 3:27 am
Një prej konkurentëve më të famshëm të emisionit Për’puthen është padyshim Fation Kuqari i cili edhe pse pjesë e edicionit të dytë, ka mundur të ruajë famën dhe të jetë pjesë e emisioneve të ndryshme në Shqipëri dhe Kosovë.
Fationi shprehet tek “Shqipëria Live” në Top Channel se karriera e tij është në ngjitje duke shtuar se dëshira e tij është aktrimi. Kohë më parë ai i luajti një rol në një film i cili tashmë ka mbaruar por mesa duket eksperienca “kinematografike” nuk mbyllet me kaq.
Pjesmarrësi i “Përputhen 2” se ka marrë një ftesë për tu bërë pjesë e një telenovela turke dhe se me shumë mundësi është pranuar dhe se gjithcka do të realizohet. Kushti që ai të luaj rol në këtë telenovelë është se për 4 muaj duhet të mësojë turqisht.
“Nuk po lë Shqipërinë, mbaron me periudha dhe më pëlqen shumë aktrimi. Në filmin që u realizua në Shqipëri kam qenë pjesë përpara se të futesha në Për’puthen”./Kryefjala.com