Showbiz
Konferencë e rëndësishme në Shkup, Fatma Haxhialiu, zëri i mbrojtjes të të drejtave të grave!
5 Tetor, 2023 | 4:08 pm
Siguria, e ardhmja, të drejtat e vajzave dhe grave, janë vetëm disa nga tematikat të cilat prej kohësh janë kthyer në një problematikë serioze në vendin tonë, e më gjerë.
Shkupi është një ndër vendet, ku me përkrahjen e Zonjës së Parë së Maqedonisë së Veriut, ogranizon konferencën rajonale mbi të drejtat e grave në rajon, “The power of choice; Realizing body autonomy for women and girls”.
Në panelin e këtij viti ishin të ftuara disa Zonjat e Para të rajonit, mes tyre edhe Zonja e Parë e Shqipërisë. Krahas tyre ishte edhe gazetarja e njohur shqiptare Fatma Haxhialiu. Fatma mbajti fjalën e saj si gazetare dhe aktiviste e Shqipërisë, duke ndarë problematikat e shoqerisë tonë sot.
Duke perdorur tone të forta teksa përshkruantë realitetin shqiptar dhe ngjarjet e fundit, Fatma theksoi e sugjeroi se përvec Konferencave të tilla, nevojiten masa konkrete ligjore për të mbrojtur të drejtat e grave. Gazetarja propozoi edhe kurrikula të detyruara në shkolla për të mësuar më shumë mbi autoniminë e trupit dhe të të drejtave të tyre.
Fjalimi i saj emocionues, u prit me entuziazëm dhe duartrokitje nga audienca.
Ne na vjen mirë që figura të njohura dhe me ndikim si Fatma, ngrenë zërin dhe e mbrojnë fort figurës e gruas në Shqipëri. Gazetarja e sheh këtë edhe si një detyrim moral dhe social që ajo ndjen ndaj grave që e ndjekin dhe e mbeshtësin.
E me të tilla iniciativa, ku i dihet…mbase, ka ende një shpresë që këto problematika të marrin fund!