Komenton Festivalin e RTSH-së sociologu dhe publicisti i njohur Fatos Tarifa: Arbana Osmani, prezantim pa klas dhe fjalor Big Brotheri.

2 muaj më parë

Publicisti dhe sociologu Fatos Tarifa ja reaguar pas natës të parë të Festivalit të Këngës, ku nuk duket aspak i kënaqur nga moderimi i Arbana Osmanit

Reagimi i Tarifës

Ish-diplomati, publicisti dhe paedagogu Fatos Tarifa u shpreh i zhgënjyer nga nata e parë e festivalit të Këngës në RTSH, që nisi mbrëmë dhe vijon edhe 3 netë të tjera. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Tarifa u shpreh se ky festival që ka qenë ngjarja artistike më e madhe dhe më e rëndësishme në vend, nuk është më, edhe pse harxhohen shumë fonde.

Mbrëmë ndoqa (pa shumë interes dhe vetëm pjesërisht) natën e parë te Festivalit te 61-të të Këngës. Në të kaluarën, ky festival ka qenë ngjarja artistike më e madhe dhe më e rëndësishme në vend. Nuk është më.

Me shpenzime shumë herë më të mëdha për organizimin e tij, në këtë festival sot marrin pjesë këngëtarë shumë herē më të vegjël, ndër ta edhe djem e vajza që vetëm këngëtarë nuk janë.

Një pjesē e mirë e këngëve ta shpifin, sidomos me lirikat e tyre vulgare e të pakuptimta. Veshjet e shumë këngëtarëve e përdhosnin natyrën sublime të skenës dhe vetë idenë e festivalit më të madh të muzikës në vend.

Mënyra e prezantimit të këngëve dhe këngëtarëve ishte krejt pa klas dhe fjalët e prezantueses së festivalit (një fjalor shumë i varfër) mund t’i shkonin për shtat një “reality show” TV franchise, si Big Brother, se sa një festivali kombëtar të muzikës.

Të ngjashme