Kryefjala Logo

Komenti i Bora Zemanit konfirmon pjesëmarrjen e Donaldit në projektin e saj të ri?

3 Gusht, 2022 | 9:59 pm

Edhe njëherë,dyshja Bora-Donald e gjetën rrugën drejt ekraneve tona ose të paktën kështu përflitet.
Mes zërash se Donaldi do të jetë pjesë e projektit të ri të moderatores,një koment midis Borës dhe ish-konkurentes së “Për’puthen ” Ritvana Fetahu ndezi Boratorsat anë e mbanë.

Bëjmë sëbashku një përmbledhje:
Jo shumë kohë më parë,Ritvana postoi video në Instastory me shoqen e saj duke dëgjuar këngën “Nuk je” të Donaldit dhe etiketoi Borën me shkrimin:”Dikush këtu është shumë e interesuar që Bora dhe Donaldi të martohen.A ke pranuar akoma Bora të qetësohet Binda(shoqja e Ritvanës dhe fanse e çiftit)

Nuk do mend që Bora nuk ktheu përgjigje,të paktën publikisht por historia nuk mbaroi këtu.
Bora Zemani konfirmoi se do të jetë pjesë e “Dancing With the Stars” dhe në videon e publikuar,Ritvana i shkruan:”Mezi presim,sidomos Binda” dhe etiketon shoqen.
Bora kësaj here e theu heshtjen dhe ja ktheu me dy zemra.

E bëtë lidhjen apo akoma?
Shoqja e Ritvanës,fanse e çiftit mezi pret emisionin e ri që thuhet se do bashkojë edhe njëherë dyshen përpara ekranit.
Nuk e pret më kot jo..

Të ngjashme