Showbiz
Kolegë e fansa mendojnë njësoj: Adelina Ismaili ka qenë gjithnjë avangard!
2 muaj më parë


Adelina Ismaili ka qenë avangardë për kohën dhe këtë e thonë të gjithë! Ish miss Kosova dhe këngëtarja e njohur ka ditur të sjellë gjithnjë hite të reja, me mesazhe të forta por edhe moderne. E tillë ka qenë kënga “Kanagjeqi”, të cilën ajo e ka postuar si “reels” në Instagram dhe ku ka marrë padyshim edhe vëmendjen e fansave apo edhe të koleges së saj, Aurela Gaçe. Të gjithë thonë njëzëri që Adelina ka qenë një hap para jo vetëm në muzikë por edhe në veshje. Pantallonat “cargo” që ka zgjedhur për këtë outfit skenik në 2003-shin janë super në modë sot në 2023-shin…