Kryefjala Logo

Klodian Duro reagon pas përjashtimit nga BB VIP 3

1 muaj më parë

Klodian Duro është përjashtuar nga BB VIP pas deklaratave të tij mbrëmjen e djeshme, ku pranonte dhunën ndaj gruas e shprehej se mund të dhunonte e banorët lehtësisht.

Pas largimit, Duro ka reaguar në rrjetet sociale, ku thotë;

“Unë, Klodian Duro, ju njoftoj që rrugëtimi im në ‘Big Brother VIP’ është ndërprerë sot. Shkak është bërë një deklaratë e gabuar, nisur si ironi, e tepërt tani që e shoh me ftohtësi dhe që i lë vend keqinterpretimit,” shkruan ai.

“Më vjen keq që nuk arrita dot të përcillja mesazhet e duhura tek të cilat besoj vërtet dhe do t’i dëshmoja gjatë qëndrimit në shtëpinë e ‘Big Brother’,” vijon më tej. “Një ndjesë shumë e sinqertë i shkon publikut dhe u uroj suksese të gjithë banorëve.”

18BE49CC E191 40F5 A337 F1635BA4EA23

Të ngjashme