Kryefjala Logo

Klodian Duro përndiqte bashkëshorten, e kapi prej fyti në punë! Zbardhet vendimi

22 Janar, 2024 | 4:38 pm

Skualifikimi i Klodian Duros nga Big Brother VIP është kryefjalë e çdo medie në vend.

Ish futbollisti i Kombëtares u dënua me largim nga shtëpia më e famshme në Shqipëri pas deklaratës së bërë: “Unë kur kam rrahur gruan, e di si më dukeni ju të tjerët?” Promovimi i dhunës dhe antivlerave në një televizion Kombëtar padyshim nuk mund të ketë hapësirë.

Klodian Duro është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 4 muaj burg për shkak të dhunës së ushtruar ndaj bashkëshortes së tij.

Newsbomb.al ka publikuar vendimin e organit ligjzbatues në kryeqytet, ku gjyqtar ka qenë Arben Mickaj. Duro është dënuar me 6 muaj, por prej gjykimit të shkurtuar ku zbritet 1/3 e dënimit, duke u konvertuar në 4 muaj burg. Kjo masë dënimi është shlyer gjatë masës së sigurisë, ku ai ka qenë në Arrest Shtëpie.

Në fashikujt e Gjykatës së Tiranës vërehen faktet që kanë çuar në dhënien e këtij vendimi. Ish bashkëshortja e Klodian Duros ka njoftuar policinë në datën 24 mars të vitit 2020 pasi ndihej e kërcënuar.

Dhuna ndaj bashkëshortes, rrëfimi i Klodian Duros: Ja e vërteta ime…
Ai ka shkuar në banesën e Dorinës (Ish bashkëshortja), ku ka kërkuar të hapë derën me forcë.

E gjendur në këtë situatë ka kërkuar ndihmën e uniformave blu, të cilët kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Klodian Duro.

Por çfarë ka ndodhur mes tyre?

Në faktet e zbardhura në vendimin e gjykatës, tregohet se Klodian Duro nuk e pranonte ndarjen nga ish bashkëshortja, edhe pse ishte bërë “De Juro” në 27 janar të vitit 2020. Dorina bashkë me vajzën kishin marrë urdhër mbrojtje nga Gjykata e Tiranës 1 vit më përpara.

Megjithatë Klodiani nuk hiqte dorë dhe kishte filluar ta përndiqte ish bashkëshorten e tij. Siç tregon Dorina para oficerit të Policisë Gjyqësore, ai e shqetësonte gjatë gjithë kohës, si në punë, ashtu edhe kur dilte me shoqërinë.

Qëndronte i fshehur dhe duke i dalë përpara dhe për këtë shkak thotë ajo ka nisur proceduren për divorc që është dhënë nga Gjykata në 27 janar të vitit 2020.

Kallëzimi në polici dhe dhuna e ushtruar në ambientet e punës

Dorina, gjithashtu ka treguar se Klodiani i shkonte në shtëpi thuajse çdo natë duke e bezdisur e shantazhuar. Kjo situatë kishte shkaktuar stres dhe ankth edhe te vajza e tyre. Dhunë psikologjike sistematike, ndërsa fizike ka kulmuar pikërisht në ambientet e punës.

Në datën 5 mars të vitit 2020, Duro ka shkuar në punën e saj, ku kanë nisur të debatojnë me tone të ashpra. Në debat e sipër, ai e ka kapur nga fyti duke e kërcënuar me jetë.

Për këtë ngjarje, Dorina shprehet se ekzistojnë edhe pamje filmike që janë vënë në dispozicion të policisë gjyqësore.

“Për sa i përket dhunës fizike ajo (Dorina) shton se në një rast me datë 05.03.2020, kur Klodiani ka shkuar në punën e aj dhe kanë nisur të debatojnë, në debat e sipër ai e ka kapur nga fyti duke e kërcënuar me jetë. Për këtë ngjarje, thotë e dëmtuara, ka edhe pamje filmike nga kamerat e sigurisë së punës të cilat i ka vendosur në dispozicion të policisë gjyqësore”, thuhet në fashikullin e vendimit të Gjykatës së Tiranës.

E5BFDEBA 43CE 40D6 AA8E B7B2A1ABA077

67453CEE 6526 4B92 BB4B 36C1937855B0

9589E4E3 8A20 4FAD 9F4A EABD0E788839

C1E11977 1DAB 4585 B56A 9EAE9CB5DF19

58E41647 7359 4B2F BEB2 6E3453C614E3

2DCD9174 D215 4562 8032 1F7C7674BBF4

01C39BC2 81B4 4E64 B540 94ED3B6CB5D6

8E8D90B6 6E0E 4B88 A63D 1507A8FDB02E

D1528858 5678 4B7E 99D0 ECBC84DBAADD

D98B4F34 A691 48DE 8724 9A2BA42C5D0B

Të ngjashme