Kryefjala Logo

Kledi Kadiu: “Ndihem Shqiptar dhe Italian.Krenar për dialogun Itali-Shqipëri”

1 vit më parë

Balerini shqiptar,Kledi Kadiu prej shumë vitesh jeton në shtetin fqinj Itali ku njihet si ish-balerin profesionist dhe sot një mësues i vlerësuar.

Së fundmi ka dhënë një intervistë ku ka folur për javën e Kulturës Italiane në Shqipëri ku ndër të tjera u shpreh:

“Kthehem shpesh në Shqipëri ,jo vetëm sepse janë të dashurit e mi atje, por për t’i treguar vajzës sime rrënjët dhe kulturën e vendit tim.

Një fije që ka mbetur gjithmonë e pandryshuar tek unë, thuajse një kordon kërthize që nuk është këputur kurrë.

Një dialog që është forcuar gjithmonë ndër vite mes Italisë dhe Shqipërisë, vetëm se mund të më kënaqë dhe të më bëjë krenarë edhe sepse në mua këto dy identitete bashkëjetojnë në mënyrë të natyrshme…me traditat dhe specifikat e tyre.Pothuajse dy shpirtra në një.Ndjehem shqiptar dhe italian në të njëjtën kohë.

Dhe e ndjej si një pasurim, një vlerë të shtuar, një pikë force”-u shpreh Kledi Kadiu

Të ngjashme