Showbiz
Kledi Kadiu do të bëjë rolin e prezantuesit në Festivalin e RTSH…
9 Nëntor, 2023 | 9:30 am
Festivali i Këngës” në RTSH është në prag të nisjes, në media aludohet për emrat e prezantuesëve të netëve “live”, teksa produksioni i këtij viti ka bërë të ditur emrat e konkurrentëve dhe një prej moderatoreve.
Kështu, disa ditë më parë, u njoftua se aktorja Adriana Matoshi do të ngjitet në skenën e madhe të Festivalit në rolin e prezantueses, ndërsa sot është zbuluar edhe një prej partnerëve të saj. Bëhet fjalë për një emër krejtësisht surprizë dhe po flasim për Kledi Kadiun.
Balerini dhe koreografi i njohur, që prej vitesh punon e jeton në Itali, do të jetë kështu në rolin e moderatorit në netët e Festivalit, teksa përkrah tij dhe Matoshit, pritet të jenë edhe dy emra të tjerë.