“E pamëshirshmja” Klaudia Pepa, shikoni si e ka katandisur Ronelën në palestër

2 muaj më parë

Ronela Hajati po i afrohet gjithnjë e më shumë Eurovisionit që do të mbahet në maj në Torino. Fituesja e festivalit të RTSh-së ka nisur eventet e para prezantuese të këngës dhe i radhës ka qenë në Barcelonë.

Por Ronela duket se ka një staf shumë të madh që punon me të dhe një ndër to është edhe balerina e njohur shqiptare, Klaudia Pepa. Pepa do të kurojë performancën e saj skenike në këtë kompeticion të rëndësishëm të karrierës së saj artistike.

Andaj Klaudia ka postuar një foto në Instagram nga provat që vajzat po bëjnë në palestër, ku Ronela duket shumë e lezetshme edhe pse duket qartazi që Klaudia e ka stërmunduar.

Epo pa punë nuk arrihet asgjë!

Të ngjashme