Showbiz
Klaudia Pepa realizon një tjetër ëndërr (përsëri në Itali)
1 vit më parë

Përpos baletit një tjetër ëndërr në sirtar e Klaudia Pepës është bërë realitet. Balerina e njohur shqiptare është protagoniste si aktore e si balerinë e filmit “Light Off” i cili do të shfaqet këto ditë në RAI Cinema. Ky film flet për kërcimin, ëndrrat, dashuritë dhe gabimet.
Klaudia Pepa momentalisht po e zhvillon karrierën e saj në Itali. Pasionin e saj për baletin, balerina e vazhdoi duke kryesuar mes shumë talenteve të emisionit “Amici”.
Por herë pas here Klaudian e kemi të pranishme edhe në Shqipëri. Balerina e njohur ishte koreografia dhe një nga balerinat e performancës së Ronela Hajtit në Eurovision.