Kryefjala Logo

Klaudia Pepa e pranon: E kam dhe unë një shok!

24 Maj, 2022 | 9:34 am

Që pas divorcit me koreografin, Albi Nako balerina e njohur Klaudia Pepa nuk është përfolur kurrë për një histori dashurie. Vet balerina nuk ka preferuar të flasë kurrë për jetën e saj private, madje as në rrjetet sociale nuk poston kurrë foto ose video që mund t’i lë mediave rozë hapësira për të ndërtuar thashetheme rreth saj.

Megjithatë në “Kurthin e Piter Pan” ajo ka vendosur të tregojë vet diçka rreth jetës së saj private duke thënë se edhe ajo e ka një shokë por pa thënë asnjë fjalë më tepër se kaq.

Ndërsa sa i takon projekteve të karrierës ajo ka thënë se Eurovizioni ishte projekti i saj më i fundit të cilin ajo e shijoi pafund dhe se ishte e lumtur për jehonën që pati.

Të ngjashme