Showbiz
Klajd Haruni flet për herë të parë për rolin e tij si baba. “Më duket vetja si në ëndërr”
26 Tetor, 2023 | 7:08 pm
Këngëtari Klajd Haruni, në një lidhje telefonike për emisionin “Pardon My French”, ka folur për rolin e tij si baba. Ai u shpreh se në momentin e intervistës, sapo ishte kthyer nga Franca dhe e kishte Hean e vogël në krahë.
“Për mua dhe për nusen ka qenë shumë e veçantë si histori. Kemi parë një listë me 10 emra dhe ndaluam të dy tek emri Hea. U munduam që të gjenim ndonjë më të bukur, por ky ishte dashuri me vendim dhe shikim të parë si thuhet. Hea do të thotë “mirësi”, “hijeshi”, pra të mirë si mami dhe babi. Emër korean”, u shpreh këngëtari.
Këngëtari shtoi se po e shijon shumë përvojën e re, me gjithë vështirësitë e fillimit: “Po e shijojmë, normalisht me ato vështirësitë e veta të fillimit. Unë po e shijoj shumë, është edhe shumë herët për të folur, por akoma nuk e kam marrë veten tamam. Më duket vetja si në një ëndërr shumë të bukur që na ka bekuar Zoti”.