Showbiz
“Kjo ishte foto e fundit që nuk arrite ta postoje”, Anna Lika bën dedikimin prekës për të ëmën
28 Dhjetor, 2023 | 1:53 pm
Nëna e Anna Likës u nda pak ditë më parë nga jeta, pas një sëmundje të rëndë.
Anna ka postuar në llogarinë e saj në Instagram foton e fundit që e ëma kishte shkrepur, me planin për ta postuar ditën e Krishtlindjes. Mirëpo fatkeqësisht, po atë ditë ndërroi jetë.
“Mami im, e bukura ime! Kjo ishte foto e fundit e jotja qe ti nuk arrite ta postoje dot per Krishtlindje se zoti te donte aq shume sa ne kete dite te mori pran tij. E di qe ti do jesh gjithmon duke na par nga atje lart dhe te premtoj qe sdo na shohesh kurr me lot ne sy por vetem te buzeqeshur ashtu sic ishe dhe ti deri ne momentet e fundit. Une, Viki dhe Rodeo jemi krenar per nenen qe ke qen per ne. Nuk do kisha dashur kurr te beja kete postim per ty. Do me mungosh cdo dite e bukura ime!”- shkruan Anna.