Showbiz
Kjo foto e Elvanës tregon qartazi se si u ndje ajo në jurinë e “Dancing with the Stars”
10 Dhjetor, 2022 | 10:08 am
Elvana Gjata ka qenë mbrëmë e ftuar në “Dancing with the Stars”. Yllit të popit iu kushtua një natë e veçantë ku konkurrentët kërcyen me hitet e karrierës së saj ndër vite. Si një ish fituese e “Dancing with the Stars”, Elvana realizoi edhe dy performanca me balerinët profesionistë, ku tregoi edhe njëherë se e ka merituar plotësisht çmimin e parë të këtij spektakli.
Por ajo që mesa duket nuk ka shijuar ka qenë pjesëmarrja në juri. Madje këngëtarja e shprehu disa herë që ndihej në siklet me komentet që duhet t’i bënte konkurrentëve dhe se energjia e jurisë së Dancing nuk ishte fort e mirë.
Për më shumë flet kjo foto e vetë Elvanës…