Showbiz
Kjo është “bebja” e Era Istrefit
31 Mars, 2022 | 6:28 pm

”Bebe” e Era Istrefit doli dhe tani të gjithë kanë mundësi ta dëgjojnë në YouTube. Era Istrefi kishte gati dy vite që nuk publikonte një projekt të ri muzikor dhe kërshëria për tu njohur me këngën e saj të re ishte shumë e madhe.
”Bebe” është një “bebe” tërësisht e Era Istrefit sepse ajo ka krijuar muzikën dhe tekstin e kësaj këngë në bashkëpunim me këngëtarin me origjinë shqiptare Claydee dhe BimBimma.
Ky projekt është vetëm fillimi i një epoke të re për Erën dhe urojmë që ajo mos të ndalet më sepse realisht na kishte munguar. Go Era!