Showbiz
Kjo është arsyeja sepse Rozana Radi nuk bën botox…
7 Gusht, 2022 | 8:39 pm
Rozana Radi është një nga personazhet më të njohur të showbizit shqiptarë, duke i bërë të gjitha dhe mirë. Ajo është tekstshkruese, këngëtare, aktore, moderatore dhe vitet e fundit edhe biznesmene pasi ka krijuar një linjë veshjesh.
Dhe megjithë këto punë që Rozi ka besoj se ua merr mendja që edhe mundësitë financiare i ka shumë të mira, aq sa për të bërë edhe botox. Por jo ky i fundit nuk është në preferencat e saj. Dhe kjo për një arsye shumë të thjesht, pasi sipas Rozit një aktore që nuk ka mimikë nuk është e tillë.
Përsa i përket projekteve të saj në televizion thuhet se Rozana do të rikthehet në ekran dhe ka zëra se atë do ta shohim në ekranin e Ora News.