Kjo “bufalaqja” në foto është sot Jessica Alba shqiptare

12 muaj më parë

Miriam Cani është një nga këngëtaret më të njohura shqiptare madje kur bashkohet me bashkëshortin e saj, bëjnë një nga çiftet më të dashura dhe të komentuara shqiptare.

Por Miriam mbrëmjen e djeshme është bërë nostalgjike dhe ka postuar disa foto nga fëmijëria, madje dhe një me nënën e saj e cila nuk jeton më.

Kujtimet e fëmijërisë mbeten gjithnjë të bukura dhe shpeshherë na bëjnë nostalgjikë, gjë e cila i ka ndodhur edhe Miriamit. Ndërsa përsa i përket muzikës kënga e fundit që ajo ka publikuar ka qenë “Zemër përmbi zemër” bashkëpunimin me bashkëshortin e saj, Alban Skënderaj.

Të ngjashme