Kryefjala Logo

Kiara Tito (vetëm për një natë) zë vendin e Chiara Ferragnit…

27 Gusht, 2022 | 9:01 am

Fedez reperi i njohur italian ka ardhur mbrëmë në Shqipëri dhe ky fakt nuk ka kaluar pa u vënë re edhe nga mediat shqiptare. Por përveçse i njohur për karrierën e tij është gjithnjë në qendër të vëmendjes edhe për martesën me një nga blogeret më të njohura në botë, Chiara Ferragnin.

Por ajo që vumë re është se moderatoren njohur shqiptare, Kiara Titon e ngacmojnë miqtë e saj në lidhje me Fedez. Duke qenë se ajo ka të njëjtin emër si gruaja e tij, miqtë e saj e konsiderojnë Fedez si burrin e Kiarës. Megjithatë edhe bukuroshja jonë është e rehatuar nga punët e zemrës kështu që këtë postime i merr me sportivitet.

778B7AA1 0CEF 4B5B 89BB 2E6325DCB257

Ndërsa përsa i përket Chiara Ferragnit ajo ndodhet në Ibiza me familjen e saj, teksa Fedez këndoi mbrëmë për herë të parë në Shqipëri. Mesa duket Chiara nuk ka dashur t’i prishë aspak pushimet e saj andaj se ka shoqëruar Fedez në vendin tonë.

1CDCA102 E78B 4D5F 8D62 EF20E889AD2B  B7E14186 F55D 48BB 998C 3E0A756301EB

Të ngjashme