Showbiz
Kiara Tito: Mezi po pres të bëhem nënë!
5 Maj, 2023 | 10:58 pm
“Nuk e kisha menduar që do të hyja në Big Brother dhe do të gjeja dashurinë e jetës. Por gjëja që mendoj çdo ditë tani është që më ka hipur një dëshirë shumë e madhe për tu bërë nënë”, ka thënë një ditë përpara finales së madhe Kiara Tito.
Ajo foli për dasmën e cila pritet të realizohet nesër në tarracën e Bashkisë së Tiranës, ku tregoi se nuk do të zgjedhë një fustan të shkurtër por një fustan të madh ashtu siç e kishte ëndërruar.
Moderatorja tha se në dasmën e tyre do ti ftojnë të gjithë ish banorët e Big Brother dhe duke u ndalur tek Instagrami i partnerit të saj, Luiz Ejllit ajo tha se paswordin e këtij rrjeti social do ta mbante përsëri. Pra mesa duket Kiara do të jetë një bashkëshorte kontrolluese.