Kiara për Luizin: “E falenderoj që u kujdes por s’kam besim tek ai…”

2 javë më parë

Menjëherë pas rikthimit të Kiarës në shtëpinë e Big Brother një nga personat që i ka qëndruar më afër ka qenë, Luizi. I ka shërbyer, kënduar, por mesa duket Kiara nuk e ka në plan që ta falë. Në një bisedë me Armaldon Kiara ka thënë se e falenderon shumë Luizin por përsëri nuk ka besim tek ai.

”Ai as na ka vrarë as na ka prerë për mos ti folur fare. Por unë nuk ja fal gënjeshtrën. Edhe nëse do ja falja gjithnjë do të jem me dyshimin që do të më gënjejë përsëri”, është shprehur Kiara dhe duket se këtë deklaratë të sajën e ka mbështetur edhe maestro.

Sot Luizi është konfliktuar edhe me këtë të fundit dhe debatet mes dy artistëve janë agravuar përgjatë gjithë pasdites.

 

Të ngjashme