Kiara kthehet në shtëpi, Luizi kujdeset për të si kurrë më parë…

4 javë më parë

Gjatë një loje me karrige ditën e djeshme, moderatorja Kiara Tito pësoi një lëndim për të cilin u desh ndërhyrja e ndihmës së shpejtë.

Por me t’u kthyer Luizi ishte ai që i qëndroi pranë dhe u tregua i gatshëm ta ndihmonte pas rikthimit të saj në shtëpi. Ai i përgatiti ushqim, e ndihmoi me sendet personale, i këndoi që ta zinte gjumi dhe madje i qëndroi mbi kokë derisa e pa që ajo ishte në gjumë të thellë.

Ndërsa kur Tea e pyeti Luizin pse ishte më i lumtur se zakonisht, ai u shpreh se thjesht ishte i lumtur që Kiara ishte kthyer në shtëpi dhe tashmë ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

 

Të ngjashme