Showbiz
Kiara ka dy fjalë për Luizin në ditën e tij të lindjes: Në të mirë, e në të keq…
5 muaj më parë

Ditën e sotme Luiz Ejlli feston 38 vjetorin e lindjes. Nisur nga kjo Kiara i ka bërë një surprizë në orën 12 të natës, në një ambient të dekoruar me trëndafila të kuq, ku ai ka fryrë qirinjtë e tortës.
Por nuk e ka lënë me kaq! Kiara ka postuar disa foto nga ky moment ku bën edhe urimin special në Instagram.
“Në të mirë e në të keq gjithmonë bashkë! Gëzuar ditëlindjen dashuri! Ashtu siç ke zemrën pac gjithë jetën!”- shkruan ajo.