Kiara foli për ndarjen nga Butrinti. Ndërsa gjyshja e saj nuk mund të ishte më e lumtur se aq…

3 muaj më parë

Butrint Imeri foli për herë të parë për ndarjen nga Kiara Tito në programin “Zemërluana”. Ai tha se lidhja e tyre kishte përfunduar dhe tashmë jeta e tyre kishte marrë një tjetër drejtim.

Por sot në emisionin “Rudina” ishte e ftuar Kiara Tito e  cila e ka komentuar gjithashtu lajmin që është përhapur sot në të gjitha mediat.

Pjesë nga intervista e sotme ku Kiara ishte sëbashku me gjyshen:

Rudina Magjistari: Po të erdhi keq që i kanë ndërprerë?

Gjyshja e Kiara Titos: Jo. Fare. Me atë person fare. Nuk pati ndonjë lidhje serioze.

Kiara Tito: Po si moj s’e kishim serioze?!

Rudina Magjistari: Paska qenë serioze domethënë?

Gjyshja e Kiara Titos: Po për momentin ashtu kemi qenë të gjithë ne, një, dy, tre… apo jo Rudina…

Kiara Tito: Jo, ideja është që përgjithësisht te vetja ime, një marrëdhënie e kam quajtur gjithmonë serioze, s’e nuk është se i kam hyrë diçkaje pa e quajtur të tillë…

Rudina Magjistari: Nisesh gjithmonë me dëshirën më të mirë?

Kiara Tito: Nisem gjithmonë me dëshirën më të mirë. Serioze mbase ngjan fjalë shumë e madhe, por është një marrëdhënie normale. Çfarë mendimi kishe ti Leta?

Gjyshja e Kiara Titos: Unë kisha mendim zero.

Rudina Magjistari: Po gjyshja të pyeti pse u ndatë? Se një lloj përgjigje u dha dje, që thjesht u ndatë pa asnjë arsye. Po gjyshja e kishte merak këtë pjesë?

Kiara Tito: Gjyshja normalisht ka mësuar edhe nga portalet, e normalisht do të më pyeste, por nuk më ka ndërhyrë shumë, gjithmonë kanë pasur besim te zgjedhjet e mia dhe jo çdo gjë që nis duhet të përfundojë, gjithçka mund të ndodhë rrugës.

Le të themi që gjyshja e Kiarës nuk qenka fare fanse e Butrintit.

Të ngjashme