Kryefjala Logo

“Këtë vit do të kemi dasmë!”, rrëfehet balerina shqiptare

2 muaj më parë

Balerina e njohur Isida Mollaymeri ka zbuluar se së shpejti do të celebrojë dashurinë e saj në martesë, teksa ishte e ftuar në Top Albania.

“Po jam në një lidhje dashurore. Partneri im ka pranuar një artiste në shtëpi dhe kjo nuk është diçka e lehtë. Ne artistët jemi të lirë, jemi egoist, nuk kemi kohë, i përjetojmë gjërat ndryshe. Ne nuk rrimë asnjëherë në një vend, duam vëmendjen, kemi disa gjëra specifike ndryshe nga njerëzit e tjerë. Mua më pëlqen partneri që kam, nuk e shikoj shumë pjesën e jashtme, shoh mënyrën se si sillet me mua dhe se si sillet me të tjerët. Nuk jam shquar për të pëlqyer meshkujt e bukur. Të gjitha shoqet i kam shumë më të bukura se vetja por ka qenë rastësi”, është shprehur Isida.

“Unë çdo vit bëj listë. Kam shumë vite që e bëj këtë gjë. Dhe në fund fare bëj check, çfarë kam realizuar dhe çfarë jo. Mendoj se është shumë mirë t’i vesh vetes objektiva. Unë këtë vit kam objektiv të krijoj familje. Do të kemi dasmë”, tha Isida.

Të ngjashme