Kryefjala Logo

Këta mendohet të jenë VIP-at e “Big Brother Vip 3”

14 Gusht, 2023 | 9:53 am

Emri i Arbër Çepanit ka nisur të përflitet si një ndër personazhet që ka marrë një ftesë në Big Brother Vip 3. Ish fituesi i edicionit të parë të “Big Brother” do të sillte eksperiencën e fituesit, por dhe praninë e një djali shumë të kulturuar.

Një tjetër emër që është përfolur për t’iu bashkuar kastit është edhe  aktorja Zamira Kita e cila sapo ka përfunduar me xhirimet e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”.

Një emër që padyshim do të premtojë shumë të papritura nëse bëhet pjesë e “Big Brother VIP” është edhe Ledjan Agalliaj. Të gjithë e njohim tanimë balerinin si partnerin e këngëtares, Elhaida Dani.

Ndërkohë një tjetër emër që duket se e ka shprehur vetë dëshirën për të qenë pjesë e këtij formati është edhe këngëtarja, Adelina Tahiri

Të ngjashme