Kërkesa e çuditshme e Luizit për produksionin nëse fiton BBVA

6 muaj më parë

Luizi shkon i bindur drejt finales ndaj mendimi i vetëm është fitorja.
E pikërisht duke menduar triumfin e tij personal,ka treguar kërkesën e veçantë që ka bërë në rast se shpallet fitues i BBVA 2.

“I kam bërë kërkesë Vëllait të Madh nëse ndodh se e fitoj, dua të rri edhe 24 orë vetëm.
Me kamera ndezur, me dhomë rrëfimi, me të gjitha.
Jo 24 orë por 12 orë,domethënë mbaron në 3 të mëngjesit, se po themi zgjat shumë. Ok, mbaroi ajo, unë do rri deri të nesërmen në 8 të darkës vetëm në shtëpi, tek pullë”-i thotë ai Kiarës me këtë të fundit që i thotë:
“A më the se do ikim në shtëpi?”

A do t’ia plotësojë produksioni dëshirën në rast fitoreje?

Të ngjashme