Showbiz
Këngëtarja shqiptare: “Të dashurin e njoha në një natë me yje në plazh”
1 vit më parë

Mariza Ikonomi është nga ato personazhe që flet rrallë për jetën e saj private. E ftuar tek “Rudina” këngëtarja ka thënë se është në një lidhje dashurie por pa dhënë shumë detaje për partnerin e saj.
“Ka qenë një mbrëmje mes yjeve, mes hënës, në plazh. Kanë qenë të gjitha kushtet për të rënë në dashuri”, ka thënë e lumtur këngëtarja.
E pyetur nëse ka në plan të bëhet nënë, Mariza tha: “Patjetër që më pëlqen, familja është e shenjtë, e shtrenjtë dhe është ndryshe të flasësh, por kur ke vajzë, është e konkretizuar dhe të duket ndryshe.”
Këngëtarja ka publikuar së fundmi këngën e saj, “Të dua ty”.