Showbiz
Këngëtarja shqiptare takon pas 36 vitesh njeriun e zemrës
2 vite më parë

Këngëtarja e njohur nga Kosova, Mihrije Braha ka përjetuar një emocion të paparë. Këngëtarja e hitit “S’mund të jetojë pa ty” është takuar pas 36 vitesh me mikeshën e saj të ngushtë dhe këtë moment nuk mund të mos e bënte publik në rrjetet sociale.
“Pas 36 vitesh me u taku me ty e nderuar, ishte diçka e jashtëzakonshme. Sa më kishte marrë malli”, shkruan Mihrije Braha në profilin e saj në Instagram.
Këngëtarja nuk ka dhënë detaje se pse ato kanë qëndruar larg njëra-tjetrës, por ne mësuam që zonja afër saj quhet Sanije dhe është mikeshë e vjetër e këngëtares.
Urojmë që këtej e tutje të jenë pranë njëra-tjetrës dhe mos të ndahen më kurrë…