Kryefjala Logo

Këngëtarja shqiptare pas kaq vitesh shfaqet krah bashkëshortit

7 Shtator, 2022 | 9:58 am

Këngëtarja Kaltrina Selimi e cila prej vitesh jeton në Britaninë e Madhe , është tërhequr nga showbizi dhe nga nga rrjetet sociale. Këngëtarja e hitit “Ditëlindja” ka publikuar herë pas here ndonjë këngë dhe projektet muzikore e kanë sjellë në Prishtinë, por e kanë mbajtur larg medias sepse edhe daljet e saj publike janë shumë të rralla.

Por, tani e tutje do ta ketë një tjetër arsye më shumë për të ardhur më shpesh në Prishtinë dhe jo vetëm në sezonin e punës.  Ajo dhe bashkëshorti, Dritoni, janë bërë pronarë të një apartamenti “penthouse” në lagjen Kalabria të Prishtinës, raportojnë mediat e Kosovës.

Madje në këtë foto që shohim ajo shfaqet pas kaq vitesh krah Dritonit pasi nuk poston kurrë detaje nga jeta e saj private.

 

5FBB36B9 449B 40FD 9168 5D72B0514A2B

Të ngjashme