Showbiz
Këngëtarja shqiptare në pritje të ëmbël, së shpejti vjen në jetë bebi numër dy…
10 Tetor, 2022 | 11:24 am
Këngëtarja e njohur shqiptare Kaltrina Selimi, është në pritje të ëmbël. Burime për Prive bëjnë të ditur se këngëtarja është shtatzënë për herë të dytë. Kujtojmë që ajo u bë nënë për herë të parë në tetor të vitit 2014 dhe djali i saj i parë quhet, Tristan.
Kaltrina ka qëndruar larg vëmendjes mediatike dhe jetën e saj private nuk e ka bërë kurrë publike. Nuk dihet ende gjinia e bebit numër dy, por dimë që jeta e saj është e ndarë mes Londrës dhe Prishtinës. Këngëtarja pak kohë më parë u përfol në media se kishte blerë një shtëpi luksoze në kryeqytetin e Kosovës.
Sa i takon muzikës projekti i saj i fundit titullohet “Kthema Dashninë” dhe është realizuar një vit më parë.