Showbiz
Këngëtarja shqiptare i jep fund beqarisë
2 Qershor, 2022 | 2:23 pm
Samanta Karavello është këngëtarja shqiptare që i ka thënë “Po” njeriut që i ka rrëmbyer zemrën dhe kështu i dha fundin beqarisë.
Prej vegjëlie në skenë,Samanta ka ruajtur me fanatizëm gjithmonë jetën private,por një ditë speciale si kjo,meriton të ndahet me të gjithë ne.
Bëhet me dije nga “IconStyle” në fakt se propozimi ka ardhur që në 29 dhjetor të vitit 2021 dhe partneri i saj në Instagram shkruan:
“Dita më e mirë e jetës time!Ajo tha PO”
Flitet se djali jeton në SHBA dhe ndoshta kjo është dhe arsyeja e vajtjes atje të këngëtares.
Ah sa na pëlqejnë historitë e dashurisë..Urime çifti!