Këngëtarja shqiptare e thotë troç: Fifin dhe Elsën si kam konkurrente!

1 muaj më parë

Vetëm dy ditë na ndajnë nga festivali i Rtsh dhe gjithçka është gati. 26 këngëtarët janë gati për të performuar në skenën e madhe dhe publiku këtë herë do ti dëgjojë për herë të parë surprizë këngët e festivalit.
Emra si Manjola Nallbani, Rovena Dilo, Elsa Lila, Fifi, Evi Reçi, Rezarta Smaja, Grupi 2 Farm, Albina Kelmendi etj, janë gati të përballen me njëri-tjetrin në këtë kompeticion të muzikës shqiptare.

Në një intervistë për “Mirage” Albina Kelmendi e cila këtë vit ngjitet për herë të parë me gjithë familjen e saj në skenë, ka folur për emocionet dhe konkurrencën. Ajo është pyetur nëse e ndjen konkurrente ish mentoren e saj në “The Voice”, Elsa Lila dhe Fifin dhe përgjigjia e Albinës, ishte e shpejtë duke thënë se ne nuk ndjejmë konkurrencë nga askush. Forca bën fuqinë”…

Ndërsa sa i takon Elsa Lilës ajo tha se artistja shqiptare ka qenë mentorja ime në The Voice. “Ne kemi mbajtur edhe kontakte pas tij. Tani jam kurioze të shoh se si do të reagojë edhe ajo kur të më takoj”, është shprehur Kelmendi.

Të ngjashme