Kryefjala Logo

Këngëtarja shqiptare bëhet nënë për herë të parë, zbulon emrin e bebit

11 Qershor, 2022 | 11:41 am

Këmgëtarja Marjona Metohu solli në jetë fëmijën e saj të parë. Me anë të një postimi në Instagram ajo tregoi se djali i saj erdhi në jetë me 10 qershor dhe ajo e bashkëshorti i saj e pagëzuan me emrin, Matias.

“Je kuptimi jetës tonë Matias, dhurata më e çmuar nga zoti”, shkruan ajo krahas fotos së parë më të voglin e saj.

36A78688 B513 4C7E 8DF1 044709B496CB

Marjona Metohun herën e fundit e pamë në skenën e “Kënga Magjike” ku u prezantua me këngën “A isha” që rezultoi shumë e suksesshme në karrierën e saj muzikore. Nuk e dimë se cilat do të jenë planet e saj në muzikë në të ardhmen, por momentalisht ajo po shijon këtë periudhë të mëmësisë.

Të ngjashme