Showbiz
Këngëtarja me famë botërore, dhuron 10 mijë dollarë për Spitalin e Dibrës
1 Shtator, 2021 | 11:37 am
Bebe Rexha, ka dhuruar 10 mijë dollarë për Spitalin e Dibrës. Në një instastory , ajo i ka bërë thirrje publike të gjithë ndjekësve për ndihmë : “Për të gjithë shqiptarët e mi dhe dibranët ju lutem ndihmoni. Nuk ka mjaftueshëm furnizime. Ju lutem ndihmoni duke dhuruar. Çdo gjë ndihmon”, “Ju lutem ndihmoni, nuk ka mjaftueshëm furnizime”.Këngëtarja ka postuar gjithashtu linkun nga ku mund të dhurohen online para për spitalin. Siç vihet re, deri më tani janë mbledhur 33.280 dollarë, ku 10 mijë janë dhuruar nga artistja 32-vjeçare.
Nuk është hera e parë që këngëtarja shqiptare ndihmon zona të ndryshme të Shqipërisë. Edhe pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, ajo personalisht erdhi në Shqipëri dhe ndihmoj disa familje për të rindërtuar shtëpitë e tyre sëbashku me thirrjen e Monika Kryemadhit, kryetares së LSI, që këngëtarja e ka kushërirën e saj dhe se pas zgjedhjeve të 25 prillit, e priti gjatë një vizite të Kryemadhit në SHBA.