Kryefjala Logo

Këngëtarja e njohur shqiptare në hidhërim, humbet dy njerëz të dashur gjatë djegies së spitalit të Tetovës

9 Shtator, 2021 | 2:01 pm

Maqedonia e Veriut ka shpallur tre ditë zie në vend, në nderim të humbjeve të jetës në orët e mbrëmjes së djeshme si pasojë e flakëve që pushtuan spitalin modul të Tetovës, ku ishin të shtruar pacientë që trajtoheshin për covid-19. Fatkeqsisht zjarri që zgjati për 2 orë mori jetën e 14 pacientëve.

Këngëtarja e njohur, Elita Ziberi ka folur rreth ngjarjes që në momentet e para duke e përshkruar si një tmerr të përjetuar : “Ishte një tmerr, ende dridhem kur e mendoj. Ka shumë persona të vdekur, ca thonë 20, ca thonë më shumë. Por në qytet vinte era e rëndë, gjithçka u shkrumbua. Nuk e mendoj se është reaguar shumë shpejt, njerëzit krejt janë djegur. Ka pasur disa persona që kanë shpëtuar. Jam shokuar, nuk e di…” është shprehur këngëtarja.

Ajo gjithashtu njoftoi se në këtë tragjedi ka humbur jetën mikja e saj 29 vjecare e cila ndodhej në spital për të ndihmuar nënën e saj e cila trajtohej aty. Sipas Zyberit, reagimi ka qenë i vonshëm duke lënë gjithcka të shkrumbohej.Mikja e këngëtares mësohet se ka humbur jetën sëbashku me nënën e saj .

Autoritetet maqedonase po punojnë vazhdimisht për zbardhjen e kësaj ngjarjeje teksa media ka hedhur dyshime mbi strukturën dhe gabimet në ndërtim të spitalit që janë raportuar disa ditë më parë.

Të ngjashme