Kryefjala Logo

Këngëtarja e njohur ironizon koleget që bëjnë pushime falas

1 vit më parë

Orgeza Zaimi është këngëtarja shqiptare me një nga vokalet më të forta të tregut.
E njohur krysisht për rrymat rock,Zaimi ka ditur të zërë vend në podium edhe pse asnjëherë(fatmirësisht) nuk ndryshoi rock-un me tallavanë për ti pëlqyer publikut në masë.

Por Orgesa nuk është thjesht një këngëtare,ajo është edhe bashkëshorte edhe nënë,e në këto ditë të nxehta vere,si shumë familje të tjera ndodhet në plazh.

Në profilin e saj TikTok,Orgesa Zaimi ka publikuar një video nga pushimet ku thotë:
“Surprizë nga hoteli,më duket se me njohën që jam këngëtare shumë e famshme dhe më sollën një shishe verë dhe disa fruta me komplimente për mua”

“I ke parapaguar pushimet dhe kështu i trajtojnë të gjithë” dëgjohet një zë mashkulli që supozojmë se është bashkëshorti.

Në fakt na kujton shumë “Influencera” e këngëtare që prej famës dhe publicitetit kanë lluksin të hajnë,të pijnë dhe të rrinë ku të duan.
Kush paguan?
Lala Gjoni jo njëherë..

Të ngjashme